Vuçiq: Mund të na vrisni të gjithëve, s’do ta njohim kurrë Kosovën

Pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës dhe ku në orët e para të së dielës në një sulm mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në Serbi, ka deklaruar se Beogradi nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
“Ky presion do të vazhdojë. Ata që mendojnë se do të bëjmë presionin e madh që Serbia ta njohë Kosovën, do t’u them në mënyrë të fuqishme, kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Mund të na vrisni të gjithëve, mund të thoni çka të doni”, është shprehur Vucciq.
Gjatë aksionit të policisë pasi sulmuesit u futën në Manastirin e Banjskës, janë vrarë tre agresorë ndërsa u arrestuan gjashtë të tjerë.
Sipas autoriteteve të Kosovës, të vrarët dhe të arrestuarit janë grup mercenar i organizuar nga Beogradi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





