Dorëheqja e Vuçeviç, Vuçiç: Në ditët në vijim vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç la lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme pasi kryeministri, Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen.
Në një fjalim, Vuçiç tha se në dhjetë ditët e ardhshme do të vendoset nëse do të mbahen zgjedhje apo do të formohet një qeveri e re ndërsa theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në vend.
“Serbia do të ruajë paqen. Vetëm pas dhjetë ditësh, kur t’ju them nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të zgjedhim qeverinë e re, atëherë do të jem i gatshëm të flas për kandidatët për mandat, më vonë kryeministri, natyrisht”, tha Vuçiç në fjalimin e tij para qytetarëve pas seancës së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, e cila u mbajt pasi Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i kryeministrit.
Kryeministri Milos Vuceviç dha dorëheqjen pasi ,mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë u ngritën në protesta, duke kërkuar përgjegjësi për shembjen e çatisë në një stacion hekurudhor në qytetin e Novi Sadit në nëntor, i cili vrau 15 njerëz dhe shkaktoi demonstrata muajsh.
Dorëheqja e tij ka destabilizuar qeverinë e Vuçiçit dhe ka shtyrë opozitën të bëjë thirrje për formimin e një qeverie të përkohshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





