Beograd, Vuçiçi takon Dodikun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në një takim në Beograd së bashku me patriarkun serb Porfirije, presidentin e Republikës Serbska Millorad Dodik. “E kam dëgjuar presidentin Dodik me vëmendje të madhe, lidhur me të gjitha zhvillimet në Republikën Sërpska dhe në Bosnje-Hercegovinë dhe jemi pajtuar që të organizojmë një takim të të gjithë trupave shtetërore të Serbisë dhe Sërpska-s, në territorin e Republikës Sërpska, sa më shpejt që është e mundur”, tha Vuçiç pas takimit.
Takimi mes Dodik dhe Vuçiç zhvillohet në kohën e rritjes së kritikave të faktorit ndërkombëtar ndaj presidentit të entitet serb në Bosnje-Hercegovinë.
Ndërkohë, menjëherë pas takimit të tyre Parlamenti i Republikës Sërpska miratoi sërish ligjin që e kriminalizon shpifjen, i cili, sipas kritikëve, do ta kufizojë lirinë e shprehjes dhe do të heshtë kritikët e medias.
Ligji i ri ndryshon atë aktual duke rikthyer gjobat në deri 60.000 euro për shpifje.
Dodik, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për politikat e tij përçarëse, kërcënimet për ndarje territoriale dhe moszbatimin e marrëveshjes së Dejtonit.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





