Bosnjë, konflikti për kushtetutën

Serbi | 3 vite më parë

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk do të aplikohen në entitetin serb. “Unë kam një plan nëse përfaqësuesi i lartë sjell diçka. Do të jetë shumë interesant, por plani nuk përfshin asnjë konflikt, por sfidë politike”, tha Dodik, duke komentuar raportimet mediave për shkarkimin e tij. 

Deklarata e tij vjen një ditë pasi anëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) mblodhën dokumentacione në zyrat e Gazetës Zyrtare në Republikën Sërpska. Ky institucion ka publikuar dekretin joligjor të Dodikut që thotë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë më nuk do të publikohen në Republikën Sërpska, sikurse edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të aplikohen në territorin e entitetit. 
Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, ka autoritetin që të shkarkojë çdo zyrtarë të emëruar apo të zgjedhur, nëse ai vlerëson se ata kërcënojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit apo sundimin e ligjit. 
Javën e shkuar Milorad Dodik, njoftoi për ngritjen e një padie penale kundër përfaqësuesit ndërkombëtar, pasi sipas tij Christian Schmidt merret me punët e përfaqësuesit të lartë pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme