Vazhdon bllokimi i televizionit kombëtar serb, studentët kërkojnë mbylljen e tij

Serbi | 1 vit më parë

Një grup studentësh dhe qytetarësh bllokuan ndërtesat e televizionit kombëtar serb RTS, teksa media njoftoi se gazetarët, kameramanët, redaktorët dhe producentët po bëjnë përpjekje të mëdha për të prodhuar dhe transmetuar programe televizive.

Studentët kanë deklaruar se bllokimi i ndërtesave të RTS-së do të vazhdojë derisa plotësimin e kërkesës së tyre që të shpallet konkursi i ri për anëtarët e Këshillit të Autoritetit Rregullator Serb për Mediat Elektronike ose deri në mbylljen e RTS-së.

Bllokimi i RTS filloi mbrëmjen e 14 prillit dhe që atëherë studentët dhe qytetarët kanë bllokuar hyrjet e stacionit televiziv në qendër të Beogradit, si dhe studiot e vendosura në Parkun Kosutnjak. RTS njoftoi se ishte i detyruar të ndryshonte orarin e saj të programimit për shkak të bllokadës. Transmetuesi paraqiti një ankesë në gjykatë kundër tyre.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dënoi ashpër “dhunën” që ai tha se përfaqëson bllokada.

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos tha se po monitoron nga afër situatën në Serbi, përfshirë bllokadën e RTS, dhe u bëri thirrje të gjithëve të përmbahen nga përkeqësimi i tensioneve.

Një valë protestash, e udhëhequr nga studentë, përfshiu Serbinë pas shembjes së tendës së stacionit në qytetin verior serb të Novi Sadit më 1 nëntor, duke vrarë 16 persona. Studentët bllokuan rreth 60 fakultete në të gjithë vendin. Sipas protestuesve, tragjedia ndodhi për shkak të praktikave korruptive që çuan në punime të dobëta në stacion. Ata kërkojnë që përgjegjësit e tragjedisë të përballen me pasoja politike dhe penale dhe që institucionet të lejohen të punojnë pa presion dhe ndikim politik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme