Rikthehet magjia e muzikës për fëmijë në RTSH

Kulturë | 5 muaj më parë

Radio Televizioni Shqiptar hap zyrtarisht rrugëtimin e edicionit të radhës së JuniorFest, festivalit që prej vitesh ka zbuluar, frymëzuar dhe ngritur në skenë talentet e rinj shqiptarë!

Pas emocioneve, kujtimeve dhe sukseseve të paharrueshme, JuniorFest rikthehet edhe këtë vit si një udhëtim artistik plot energji, ëndrra dhe muzikë, për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që duan të shprehin talentin e tyre në skenën më të madhe muzikore për të rinjtë.

Ftojmë të gjithë artistët e rinj, këngëtarë, interpretues dhe krijues të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të veçantë, që jo vetëm promovon talentin dhe kreativitetin, por edhe hap dyert drejt eksperiencës më të madhe europiane për fëmijë dhe adoleshentë, asaj të Junior Eurovision Song Contest.

JuniorFest nuk është vetëm një festival. Është emocion, pasion, miqësi, spektakël, përvojë dhe një mundësi unike për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Nëse ke një zë, një këngë dhe një ëndërr… kjo është skena jote!

Së shpejti do të publikohen detajet mbi aplikimet dhe kriteret e pjesëmarrjes në RTSH. Qëndroni me ne!

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme