Zjarret në Mirditë, dy vatra aktive në Kaçinar dhe Përlat
Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës është përhapur edhe në territorin e Bashkisë Mirditë, duke aktivizuar një vatër zjarri në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, në Njësinë Administrative Kaçinar.
Sipas informacionit zyrtar, flakët kanë ardhur nga Mali i Tërbunit, në Pukë, dhe vijojnë të jenë aktive. Për shuarjen e zjarrit po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një automjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.
Një tjetër vatër vijon të jetë aktive pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Sipas autoriteteve, zjarri paraqitet me intensitet të ulët.
Në këtë zonë po punojnë një automjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve po kryhet gjithashtu me mjete personale.
Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat. Ndërkohë, autoritetet janë në pritje të informacionit përmbledhës për situatën në Rrajë të Velës, në Njësinë Administrative Rubik, ku zjarri u shua mbrëmjen e së mërkurës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



