Ministria e Mbrojtjes ndërhyn me helikopter në vatrat e zjarrit në Vajkal të Bulqizës

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku shihet ndërhyrja me helikopter në vatrat e zjarrit në Vajkal, Bulqizë.
Në njoftimin zyrtar, Ministria thekson se në mbështetje të 30 forcave operacionale bashkiake është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e flakëve.
Sipas autoriteteve, fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Ky operacion është pjesë e angazhimit të Forcave të Armatosura për menaxhimin e emergjencave civile dhe për mbrojtjen e komuniteteve nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit gjatë ditëve të fundit.
“Vajkal, Bulqizë, në mbështetje ndaj 30 forcave operacionale bashkiake është edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.”-mbyll njoftimin ministria.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




