Irlandezët hedhin në fushë topa tenisi me flamurin e Palestinës gjatë ndeshjes ndaj Austrisë

Futboll Bota | 2 orë më parë

Manifestuesit që ishin kundër ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit kanë ndërprerë takimin e fundit të Irlandës kundër Austrisë. Ata kanë hedhur në fushë topa tenisi me flamurin palestinez të stampuar.

Arbitri Allard Lindhout u dha futbollistëve një pauzë dehidratimi sapo topat u hodhën në fushë. Ishte minuta e 19-të dhe Irlanda kryesonte 1-0. Më parë një burrë kishte tentuar të hynte në fushë, por u ndalua nga stjuardët. Transmetuesi irlandez “RTÉ” bëri me dije se personi në fjalë mbante një flamur të Palestinës.

Një grup i vogël aktivistësh të iniciativës “Stop the Game” u pozicionua pranë stadiumit dhe hapi një flamur palestinez dhe banderola në mbështetje të futbollistit irlandez Gavin Bazunu. Ky i fundit vendosi të bojkotojë të dyja ndeshjet e kombëtares së tij kundër Izraelit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme