Burkina Faso zbret në fushë me skuadrën U23, Argjentina fiton me goleadë

Futboll Bota | 2 orë më parë

Në mungesë të Messit, ndeshja e të cilit për lamtumirën nga kombëtarja kundër Beninit është planifikuar natës midis së martës, 6 tetor, dhe së mërkurës, 7 tetor – skuadra e e Argjentinës nën drejtimin e Scalonit e mposhti lehtësisht ekipin U-23 të Burkina Fasos me rezultatin 7-0.

Ekipi afrikan mbërriti për këtë ndeshje prestigjioze me vetëm një lojtar të kombëtares së parë, pasi të tjerët kishin vendosur të mos udhëtonin për shkak të problemeve logjistike dhe pagesave të pashlyera.

Federata afrikane bëri përpjekje për ta shpëtuar situatën dhe “e bindi” skuadrën U-23 të ndërmerrte udhëtimin, duke anuluar një ndeshje miqësore kundër Malit që ishte planifikuar vetëm pak orë më vonë.

Ekipi mbërriti në Buenos Aires vetëm pak orë para ndeshjes kundër argjentinasve. Në këtë përballje shënuan Lautaro Martínez, Nico Paz dhe Mastantuono, ndër të tjerë; golat e mbetur u realizuan nga Prestianni, Álvarez dhe Simeone, krahas një autogoli të Diallos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme