Spanja nuk ndalet, fitojnë dhe Skocia e Zvicra

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Spanja, me një mbrojtje dhe sulm të ripërtërirë, arriti një fitore 3-1 në Oviedo kundër Republikës Çeke. Lamine Yamal zhbllokoi sfidën pas 6 minutash me golin e tij të katërt në tri ndeshjet e tij të fundit ndërkombëtare. Në minutën e 35-të, Rodri dyfishoi shifrat duke mbyllur pjesën e parë. Çekët u rikthyen në lojë me golin e Slama 65’, por vetëm kaq sepse Merino në fundin e takimit mbylli të gjitha llogaritë. Ndeshja përfundoi 3-1 në Oviedo, me kampionët në fuqi të botës dhe të Evropës që siguruan fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve.

Skocia fitoi 2-0 në Shkup përballë Maqedonisë së Veriut, siguroi suksesin e saj të parë në Ligën e Kombeve të këtij sezoni. Ekipi i Pocognolit praktikisht dominoi të gjithë ndeshjen, duke marrë epërsinë në vetëm nëntë minuta falë një goli të bukur nga Boëie. Goli i dytë erdhi falë një penalltie të McGinn në minutën e 69-të, me skocezët që mbetën me dhjetë lojtarë në minutat e fundit pas një kartoni të kuq për McKenna.

Zvicra, nga ana tjetër, siguroi fitoren e saj të tretë radhazi, 2-1 përballë Sllovenisë, pavarësisht se u godit pas dy minutash lojë nga një gol i Vipotnik. Përmbysi gjithçka në pjesën e parë falë një autogoli nga Janza dhe një goli nga Ndoye. Zvicra kryeson Grupin 1 të Ligës B me nëntë pikë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Skocia, të dyja me nga katër. Maqedonia e Veriut mbyll grupin me zero pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme