Një arbitër turk do të vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-San Marino

Një skuadër arbitrash nga Turqia do të vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-San Marino në Nations League, sfidë që do të luhet më 6 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Mehmet Turkmen do të jetë arbitër kryesor i ndeshjes, ndërsa Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta do të jenë asistentët e tij.
Oguzhan Çakir do të jetë arbitër i katërt, ndërsa Onur Özütoprak do të jetë gjyqtar në VAR.
Pas humbjes 2-0 në Finalndë, kuqezinjtë synojnë fitoren në shtëpi përballë San Marinos, që të mbeten në garë për vendin e parë në grupin C1 në Nations League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





