Formula 1, Verstappen fiton në Sepang

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Bahrejnit në Sepang, një garë që u zhvillua në mënyrë kaotike që në fillim; starti u shty me një orë e gjysmë, fillimisht për shkak të një rrebeshi të fuqishëm dhe më pas për shkak të problemeve me softuerin e motorit që prekën disa makina (atë të Verstappenit dhe dy makinat Ferrari) gjatë xhirove pas makinës së sigurisë në përpjekjen fillestare për nisje.
Në podium, krahas kampionit holandez të botës, i cili siguroi fitoren e parë të vitit 2026 (dhe të 72-tën në karrierë) pasi kishte fituar “pole position”-in e parë të sezonit, u ngjitën edhe Kimi Antonelli e Lewis Hamilton.
Hamilton parakaloi Isack Hadjar-in kur kishin mbetur edhe dy xhiro, pasi Hadjar sapo kishte marrë vendin e tretë nga George Russell, i cili u detyrua të tërhiqej gjatë periudhës së makinës së sigurisë, pesë xhiro para finishit.
Shanset e Ferrarit për fitore u komprometuan që në fillim: si Lewis Hamilton ashtu edhe Charles Leclerc e nisën garën me goma të buta në një pistë që ishte ende e lagësht, duke rënë fillimisht në fund të grupit.
Pas një nisjeje katastrofike nga ana e jashtme e vijës së parë, Hamilton arriti të rikthehej dhe të ngjitej në podium, ndërsa Leclerc – në fund të një gare të neutralizuar dy herë nga Makina e Sigurisë (për shkak të incidenteve me Bottas dhe Albon) – e përfundoi garën i katërti, para Hadjar-it.
Oscar Piastri e mbylli pesëshen e parë me McLaren-in e tij, para Liam Lawson-it dhe Fernando Alonso-s, i cili më në fund siguroi pikë për Aston Martin-in. Lando Norris dhe Arvid Lindblad morën pikët e fundit të mbetura në dispozicion.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





