Italia kokë serie në shortin e Euro 2028, por ka ende rrezik për rënien në Ligën e Kombeve

Pas fitores me Turqinë, në kampin italian ka më tepër optimizëm dhe më shumë pritshmëri. Grupin A1, ku bën pjesë skuadra e trajnerit Mancini, e kryeson Franca me 10 pikë, pastaj vjen Italia me 7, Belgjika me 6 dhe në fund Turqia me 0 pikë.
“Axurrët” kanë evituar vendin e fundit në grup dhe rënien direkt në Ligën B. Në këtë situatë, Italia do të jetë kokë serie në shortin e kualifikueseve të Europianit 2028.
Për sa i takon Ligës së Kombeve, është e nevojshme që Italia të renditet në dy vendet e para për hyrjen direkt në fazën finale. Në anën tjetër, nëse renditet mes dy vendeve të treta më të dobëta, duhet të bëjë ndeshje shtesë vajtje-ardhje kundër një vendi të dytë në klasifikimin e Ligës B për të shmangur rënien një Ligë më poshtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



