Abissnet Superiore në RTSH/ Egnatia fiton në transfertë përballë Laçit

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Egnatia ka mposhtur 2-0 Laçin në sfidën e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë. Loukili zhbllokon ndeshjen, ndërsa Diabate vulos këtë fitore të rëndësishme të rrogozhinasve në transfertë, duke shënuar golin e dytë në minutat e fundit të takimit.

Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe kanë munguar rastet e pastra për shënim në të dyja kampet. Kurbinasit nisin më mirë pjesën e dytë dhe i afrohen golit me Bidon dhe Kalajn.

Në momentin më të mirë të vendasve, një gabim i portierit Guri, i kushton shumë Laçit. Gruda rrëmben topin dhe fiton një 11-metërsh. Loukili realizon penalltinë e parë, por duhet të provojë përsëri sepse ka parregullsi në gjuajtjen e saj.

Guri pret, por Luokili godet sërish dhe dërgon topin në rrjetë. Egnatia kalon në avantazh. Laçi mundohet të reagojë, por janë sërish miqtë ata që shënojnë me Diabate, që vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide.

Egnatia fiton 2-0 në transfertë dhe ngjitet në kuotën e 15 pikëve në klasifikim, ndërsa Laçi mbetet 7 pikë në renditje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme