Deklaratat e Trump për “armëpushim energjetik” dhe reagimi i Ukrainës midis tensioneve për çmimet e naftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për “armëpushim energjetik”, pa dhënë detaje shtesë mbi kushtet specifike të saj. Deklarata u bë përmes një postimi në rrjetet sociale ku theksohej se marrëveshja hyn në fuqi menjëherë.
Shtëpia e Bardhë dhe asnjëra nga palët e përfshira në konflikt nuk dhënë sqarime apo komente të menjëhershme lidhur me këtë njoftim. Zhvillimi vjen pas kritikave të Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy lidhur me sulmet ndaj impianteve të naftës në Rusi.
Reagimi i Kievit dhe kushtet për ndërprerjen e sulmeve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u përgjigj duke theksuar se përgjegjësia për luftën i takon vetëm Rusisë dhe konfirmoi vazhdimin e fushatës ndaj rafinerive ruse të naftës Duke sqaruar positionin e Ukrainës, Zelenskyy deklaroi:
“Ukraina do të jetë gati të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës nëse Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës sonë energjetike”.
Më tej, ai shtoi se “është e mundur të ndalohen sulmet në infrastrukturën energjetike që sot, por Putin nuk dëshiron ta bëjë këtë”.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, mbrojti lidershipin e Zelenskyy-t kundrejt komenteve të Trump-it për ndryshim drejtimi në Kiev.
“Ai ka mbështetjen e popullit ukrainas dhe ata kanë të drejtë të vendosin. Deklaratat nga jashtë vetëm sa konfirmojnë se ai po e bën mirë punën e tij”., tha ai.
Deklaratat e Uashingtonit vijnë në një kohë kur çmimet e energjisë kanë pësuar rritje globale. Trump i ka kërkuar Kievit të ndërpresë sulmet në infrastrukturën ruse. Presidenti amerikan, i cili të premten arriti një marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin për të blerë naftë nga Rusia në një përpjekje për të adresuar çmimet e larta të karburantit përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, i ka kërkuar Zelenskyt prej javësh që të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike ruse, duke sugjeruar nevojën për një lidership të ri në Ukrainë.
“Unë sugjeroj që ata të gjejnë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje, sepse ai mund të kishte bërë shumë marrëveshje dhe për ndonjë arsye nuk e bën kurrë”, tha Trump.
Marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe Rusisë për blerjen e naftës ruse me qëllim uljen e çmimeve të karburantit ka nxitur reagime negative nga zyrtarët ukrainas dhe evropianë, të cilët shprehën zhgënjim duke theksuar se ky hap ndihmon në financimin e përpjekjeve ushtarake të Moskë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




