Rama vlerëson transformimin e Shkodrës: Qyteti po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve nga e gjithë bota

Turizëm | 49 minuta më parë

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar ecurinë e Shkodrës si një prej pikave më atraktive turistike në vend.

Investimet dhe ndryshimet e realizuara në strukturën e qytetit kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e imazhit dhe rritjen e kapaciteteve mikpritëse.

“Shkodra e transformuar, tanimë gjithnjë e më e bukur e më mikpritëse, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve nga e gjithë bota për pushimet dhe udhëtimet e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme