Gaspart i kujton Messi-t se nuk është mbi Barçën

Futboll Bota | 2 orë më parë

Leo Messi luajti ndeshjen e lamtumirës me Argjentinës, por një ceremoni të tillë pret edhe Barcelona,  e cila për sa kohë do të ketë në krye Joan Laporta-n duhet të bëjë ende durim në këtë drejtim.

Siç dihet Leo Messi nuk ka ndër mend që të rikthehet në Camp Nou për sa kohë presidenti aktual i klubit do të ketë lidhje me skuadrën. Një fakt i tillë nuk ka kaluar pa u komentuar nga një ish-president i këtij klubi siç është  Joan Gaspart.

“Unë kam qenë president i klubit kur vendosëm që të firmosnim me Messin kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Unë mendoj se diçka duhet të bëhet në këtë drejtim dhe Messi duhet të zhvillojë një ndeshje lamtumire apo një ceremoni të ngjashme që bëri me Argjentinën. Por në rast se në atë ceremoni do të mungojë Laporta atëherë e them që sot se do të mungoj edhe unë. Askush nuk është mbi Barçën, as Messi!”, tha Gaspart. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme