Disiplina, gjoba për Partizanin, Tiranën e Dinamon. Dy ndeshje pezullim për Bocin e Teutës

Komisioni Disiplinës ka gjobitur me nga 100 mijë lekë Partizanin dhe Tiranën për sjellje të gabuar të spektatorëve. Për shkelje të rregullores së aktivitetit, duke shkaktuar në mënyrë të përsëritur vonesa në fillimin e ndeshjes, Dinamo është gjobitur me 50 mijë lekë. Futbollisti i Teutës, Muco Boci, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve kundërshtarë, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Nuk kanë munguar gjobat dhe në Kategorinë e Parë, për Besën dhe Besëlidhjen, që janë gjobitur me nga 50 mijë lekë. Ndërkohë, te futbolli i moshave nuk kanë munguar ndëshkimet e rënda, nga pezullimi i lojtarëve nga aktiviteti, deri te humbja e ndeshjes në tavolinë.
Vendimet e plota:
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”, sipas aktkonstatimit përkatës, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”, sipas aktkonstatimit përkatës, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.
- FC Dinamo City, për shkelje të Rregullores së Aktivitetit, duke shkaktuar në mënyrë të përsëritur vonesa në fillimin e ndeshjes, në kundërshtim me detyrimin për respektimin e orarit zyrtar të zhvillimit të saj dhe plotësimit të protokolleve përkatëse, në bazë të nenit 50/7 të Rregullores së Aktivitetit dhe nenit 8 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Lojtari i KF Teuta, Muco Boci, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/e të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC Besa, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes, si dhe për mosrespektimin e Rregullores së Aktivitetit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE gjoba aplikohet në masën 50%.
- KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE gjoba aplikohet në masën 50%.
- KSP Junior A, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirona Republic U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Kamza Sport D, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Sea Akademi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i FC Drita U-15, Daniel Hoxha, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/e të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i AF Dajti U-16, Orgito Metaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Burreli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Spartaku U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AC Dinamo B, U-10, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-10, Zona Rajonale Tiranë, kunder Falkon U-10, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AC Dinamo A, U-10, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-10, Zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana King A, U-10, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AP Dinamo A, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kunder Etien Academy U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AC Dinamo B, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kunder Triumph B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Don Bosko U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Astiri U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Young Stars U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirona Republik U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




