Partizani zyrtarizon trajnerin Mislav Karoglan, kroati firmos për dy vjet më të kuqtë

Futboll Vendi | 45 minuta më parë

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri. Ka qenë vetë presidenti Demi që ka prezantuar kroatin Mislav Karoglan, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me të kuqtë.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me teknikun kroat Mislav Karoglan, i cili merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës. 44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

​Karoglan do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani. Gjatë karrierës së tij tekniku kroat ka drejtuar klube me peshë si, Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi në kompeticionet europiane. Karoglan do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore, ndërkohë pjestarët e tjerë të stafit do ti bashkohen ekipit në ditët në vijim”, – shkruhet në njoftimin e klubit të kuq.

Karoglan merr vendin e rumunit Bratu, i larguar nga stoli i Partizanit pas humbjes në derbin me Tiranën. Rezultatet e dobëta detyruan drejtuesit e klubit të kuq të ndryshojnë trajner pa u mbyllur ende faza e parë e kampionatit. Te Partizani vazhdon “dashuria” me trajnerët e huaj, edhe pse këta të fundit nuk kanë lënë gjurmë në shumicën e rasteve.

Trajneri i ri do të debutojë në ndeshjen e së dielës kundër Vorës në transfertë. Partizani qëndron në vendin e parafundit në tabelën e renditjes, me 4 pikë pas 6 javëve të para.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme