Javier Aguirre i jep fund traditës 103-vjeçare në “Mestalla”

Trajneri i Valencias, Javier Aguirre, ka vendosur të ndryshojë një nga zakonet më të rrënjosura që mbahet mend nga lojtarët veteranë të rregullt në “Mestalla”.
Trajneri i Valencias i ka urdhëruar ekipit vendas të braktisë stolin që ka zënë gjithmonë në anën e majtë të tribunave, duke vendosur qw tw spostohet në anën tjetër. Kjo masë, e cila do të “debutojë” këtë fundjavë kundër Athletic Bilbaos, thyen një traditë që ka mbetur e pandryshuar për dekada të tëra.
Vendimi, i raportuar për herë të parë nga “Tribuna Deportiva”, nuk lidhet me kapacitetin apo rehatinë. Të dy stolat kanë të njëjtat përmasa dhe numër vendesh, kështu që ndryshimi ka më shumë të bëjë me preferencat personale të trajnerit sesa me një avantazh funksional.
Aguirre kishte zbatuar tashmë një masë identike gjatë kohës së tij në Mallorca, në Son Moix, dhe tani ai ka dashur ta përsërisë përvojën në “Mestalla”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




