Të shtëna me armë në një shkollë fillore në SHBA, vriten 3 fëmijë dhe një mësues

Botë | 55 minuta më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në qytetin e Bendit, në shtetin amerikan të Oregonit, ku tre fëmijë dhe një mësues humbën jetën pas të shtënave me armë zjarri në shkollën fillore.

Sipas policisë, autori i dyshuar ishte një adoleshent 16-vjeçar, i cili hyri me forcë në ambientet e shkollës, pasi qëlloi mbi dyert e mbyllura. Motivet e sulmit dhe nëse ai kishte ndonjë lidhje me institucionin arsimor mbeten ende të paqarta.

Viktimat ishin të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç. Ndërkohë, një fëmijë 7-vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike.

Sipas shefit të policisë, Mike Krantz, një anëtar i komunitetit që ndodhej pranë shkollës ndoqi të dyshuarin brenda ndërtesës dhe e qëlloi për vdekje.

Guvernatorja e Oregonit, Tina Kotek, vlerësoi ndërhyrjen e qytetarit që ndaloi sulmuesin, duke theksuar se veprimi i tij mund të ketë parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve.

“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga kjo tragjedi pa kuptim”, deklaroi Steven Cook.

Pas ngjarjes, shkollat në Bend u mbyllën të premten, ndërsa autoritetet u bënë thirrje familjeve dhe komunitetit që të marrin kohën e nevojshme për të përballuar këtë tragjedi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme