Bierhoff: Tresoldi të zgjedhë me zemër mes Italisë dhe Gjermanisë, është për Milanin

Futboll Bota | 59 minuta më parë

Oliver Bierhoff, ish-sulmues i Milanit dhe ‘team manager’ i Gjermanisë më parë, në një intervistë për Martin Volkmar, gazetar i “ProSieben”, ka folur për Nicolò Tresoldin, sulmuesin e Brugge që i shënoi 3 gola Interit.

“Rritja e tij është e dukshme. Fakti që është afirmuar edhe në futbollin ndërkombëtar është mjaft pozitiv, e ka ndihmuar të bëjë hapa përpara. Tani është më i fortë fizikisht dhe ka fituar më shumë besim në vetvete. Po shënon edhe në Champions League dhe ky është një sinjal i rëndësishëm që tregon se mund të konkurrojë në nivel të lartë ndërkombëtar, jo vetëm në kampionatin belg”, – ka thënë Bierhoff.

Tresoldi është i ndarë mes Italisë dhe Gjermanisë. Ai duhet të vendosë se me cilën kombëtare të rriturish do të luajë. “Nëse vazhdon kështu, mund të zgjidhë problemin e sulmit te Gjermania – ka theksuar Bierhoff. – Uroj të ndodhë kështu dhe besoj se nuk duhet të humbasë kohë.

Di që Federata gjermane është në kontakt me të. Shpresoj të zgjedhë Gjermaninë, sepse kemi nevojë për çdo talent, sidomos në sulm. Po ashtu, dua që zgjedhjen ta bëjë jo vetëm në bazë të kritereve sportive, por edhe me zemër”.

Në fund, në lidhje me mundësinë që një ditë Tresoldi të luajë për Milanin, tifoz i të cilit është, gjermani u shpreh: “Sot Milani nuk është në nivelet e kohës kur unë kisha privilegjin të luaja. Tresoldi e ka potencialin për të luajtur në një klub kaq të madh me famë ndërkombëtare”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme