Abissnet Superiore në RTSH/ Dinamo-Teuta, sfidë kryesuesish sot në “Elbasan Arena”

Java e 7-të e Abissnet Superiore hapet sot me sfidën Dinamo-Teuta, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH. Është një përballje kryesuesish, vendi i parë me të tretin, ndaj dhe pritet një 90-minutësh i luftuar në stadiumin “Elbasan Arena”.
Dinamo e vendit të 3-të vjen në këtë ndeshje pas humbjes me Vllazninë dhe nuk do të humbasë më terren në renditje. Përkundrazi, skuadra e trajnerit Daja ka një mundësi të mirë për të shkurtuar diferencën prej 4 pikësh me durrsakët kryesues dhe për të certifikuar pretendimet e saj për titullin kampion.
Kapiteni Dita dhe Hoxhallari pritet të jenë mungesat e bluve në këtë ndeshje, që starton në orën 18:30.
Teuta në anën tjetër vjen në një moment shumë të mirë, pas 5 fitoresh radhazi. Edhe pse kjo skuadër ka bërë shumë ndryshime në grupin e lojtarëve, duket se trajneri Tetova ka ditur t’i sistemojë gjërat shpejt për ta bërë efikase. Ndeshja e sotme është një provë e rëndësishme për “Djemtë e detit”.
Ndeshjet e tjera të kësaj jave luhen të shtunën dhe të dielën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




