Dinamo, trajneri Daja: Na mungoi pasimi i fundit

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka komentuar për “Super Gol” humbjen 0-2 të pësuar përballë Teutës në “Elbasan Arena”.
“Dy humbje radhazi dhe pa shënuar? Nuk ka asnjë shqetësim, sepse janë gjëra që mund të ndodhin në futboll, por që nuk kemi bërë keq nëse shikojmë lojën nga fillimi në fund, na ka munguar pasimi i fundit. Ishim në lojë gjatë gjithë 90 minutave, me përjashtim të një 5 minutëshi kur Teuta shënoi golin e dytë, ku ekipi ra psikologjikisht, por përsëri e morëm veten dhe vazhduam deri në fund”.
“Sigurisht që ky është futbolli, kemi një kontingjent jashtë duke filluar që nga kapiteni Dita, i cili është një mungesë shumë e rëndësishme. Jo se lojarët e tjerë nuk dhanë maksimumin sot, por ai jep më shumë qetësi, i jep më shumë forcë lojës tonë të ajrit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




