“Gjeni kohë për veten”, ministri Demo mesazh për Tetorin Rozë

Sociale | 52 minuta më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka përcjellë një mesazh sensibilizues në kuadër të “Tetorit Rozë”, duke u bërë thirrje grave që t’i kushtojnë vëmendje shëndetit dhe kontrolleve të rregullta. Përmes një mesazhi, Demo iu drejtua veçanërisht grave që punojnë në sektorët e sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve, duke vënë theksin te rëndësia e kujdesit për veten.

“Një mesazh i veçantë për çdo grua që çdo ditë është në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve: mes kujdesit për të tjerët, mos harroni të kujdeseni edhe për veten. Për koleget tona në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Shtetit dhe strukturat tona, për nënat, bijat, motrat dhe bashkëshortet: kontrolli në kohë mund të bëjë diferencën”, shprehet ministri.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ministri u bëri apel grave që të gjejnë kohë për kontrollet shëndetësore dhe të mos e neglizhojnë kujdesin ndaj vetes. Demo e përmbylli mesazhin duke theksuar rëndësinë e kujdesit ndaj vetes edhe për familjarët dhe njerëzit e dashur.

“Tetori Rozë na kujton diçka të thjeshtë, por shumë të rëndësishme: gjeni kohë për veten. Kontrollohuni. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Sepse kujdesi për veten është edhe një akt dashurie për njerëzit që duam”, përfundon ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme