Maran e aktivizoi 360’ në 360’, Ismajli “presion” Abate-s për një vend titullari

Ndeshjet e Nations League janë shfrytëzuar më së miri nga Ardian Ismajli, i cili duket se ka besimin e plotë të Rolando Maran. Komisari teknik i Shqipërisë ka aktivizuar mbrojtësin në të katër ndeshjet duke e kthyer atë në lojtarin më të përdorur pasi ka Ismajli ka qëndruar në fushë për 360’ nga 360’.
Sa i përket situatës me klubin e tij për Ismjalin ndryshon disi diskutimi pasi ka gjetur mjaft vështirësi në Torino me Abate-n si trajner. Ish-mbrojtësi i Milan-it preferon që të aktivizojë në mbrojtje treshen Comuzzo-Coco-Cömert, e cila deri më tani kurrë nuk ka mbajtur portën të pa prekur.
Por aktivizimi i Ismjalit me kohjë të plotë në kombëtare mund të jetë një argument më shumë për mbrojtësin që të kërkojë më shumë hapësirë në Torino duke nisur që nga ndeshja e radhës ajo kundër Udinezes. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




