Integrimi në BE, Andoni: Vizita e Von der Leyen ishte lajm i mirë, sfida nis me zbatimin e ligjeve

Politikë | 22 minuta më parë

Analisti Ben Andoni e ka cilësuar vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shqipëri si lajm të mirë për procesin e integrimit, ndërsa theksoi se sfida kryesore për vendin nis me zbatimin e ligjeve dhe standardeve evropiane.

Sipas Andonit, Shqipëria ka bërë përparim në përshtatjen e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, por problem mbetet zbatimi në praktikë.

“Këtu përcaktoi të paktën arritjet, tregoi që ne jemi mirë të paktën me adoptimin, por na la disa detyra shumë të vështira për implementimin. Implementimi i Shqipërisë i ligjeve lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, standarde e tjetra. Ato dy kapitujt që mbyllën, ne treguam që adoptimi u bënka, por ato standarde që ne i vuajmë për ditë janë shumë të dhimbshme. Sepse kërkimi shkencor në Shqipëri është në nivele shumë, shumë të ulëta”, u shpreh ai.

Andoni theksoi gjithashtu rëndësinë e përfitimit nga fondet evropiane dhe vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa në këtë drejtim.  Andoni e konsideroi pozitive avancimin e Shqipërisë drejt BE-së, por theksoi se rëndësi do të ketë ajo që ndodh pas deklaratave dhe mbylljes së kapitujve.

“Është lajm i mirë për Shqipërinë, problemi është i disa muajve më vonë kur të fillojë implementimi. Ne s’duhet të humbasim kohë”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme