Live/ Dita e 4-të e protestës në Tiranë, protestuesit te Ministria e Arsimit, policia kordon sigurie

Studentët dhe gjimnazistët kanë dalë sërish në protestë në Tiranë, në ditën e katërt të tubimeve. Pas mbledhjes në grupe të vogla në sheshin “Skënderbej”, protestuesit bllokuan fillimisht rrugën “Myslym Shyri”, ku u ulën në rrugë duke penguar qarkullimin e automjeteve. Më pas, protestuesit vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku u grumbulluan për të vijuar protestën.
Tubimi ishte paralajmëruar të niste në orën 11:00. Krahas studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme dhe po vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Protesta është zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, ku studentët kanë dalë në rrugë për të shprehur kërkesat e tyre. Në Lezhë, situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas raportimeve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i lënduar.
Kjo është dita e katërt e protestës së gjimnazistëve dhe studentëve, të cilët vijojnë mobilizimin në disa qytete të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



