Moska godet infrastrukturën kritike në Kiev, një tjetër urë të madhe u shënjestrua nga forcat ruse

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se Rusia po shton sulmet ndaj infrastrukturës kritike në kryeqytetin ukrainas, duke njoftuar se goditi Urën Veriore me rëndësi jetike për qytetin. Sulmi i së shtunës vjen pasi një urë tjetër kyçe në Kiev, Ura Jugore, u shënjestrua disa herë nga dronë rusë ditët paraardhëse, ndërsa kryrebashkiaku paralajmëroi se goditje të tilla po shkatërrojnë kryeqytetin.
“Moska po dëmtonte infrastrukturën tonë kritike, logjistikën, strehimin dhe objekte të tjera kyçe.”, tha Klicko. Urat Veriore dhe Jugore lidhin pjesët lindore dhe perëndimore të Kievit dhe nuk kishin qenë më parë në shënjestër të sulmeve ruse, duke sinjalizuar kështu një fazë të re në strategjinë e Moskës.
Sulmet në Urën Jugore kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të qarkullimit që nga e enjtja, përfshirë pezullimin e linjave të metros, të cilat përdoren nga shumica e rreth 3 milionë banorëve të Kievit. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia po u përgjigjet sulmeve të Ukrainës ndaj objekteve të saj energjetike.
Sipas presidentit ukrainas Zelensky, për Putin tani nuk kishte më rregulla kur sulmonte Ukrainën. “Rusët kanë dështuar të na pushtojnë. Kështu që tani po kryejnë sulme masive vrasje masive. Ata duan të shkatërrojnë urat tona, qendrat tona të të dhënave, internetin, spitalet dhe shkollat, pra gjithçka. Ata duan që njerëzit të largohen nga qytetet e tyre.”, u shpreh Volodymyr Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





