Sondazhi/ Pothuajse gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE

Pothuajse gjysma e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin rikthimin e vendit në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të kryer me 11,461 të anketuar gjatë periudhës 12–24 shtator.
Sipas sondazhit 49% shprehen pro rikthimit në BE, ndërsa 28.5% kundër.
Të dhënat vijnë në një kohë kur kryeministri laburist Andy Burnham ka hapur debatin për të ardhmen e marrëdhënieve të Britanisë me BE-në. Burnham ka deklaruar se opsionet duhet të përfshijnë edhe mundësinë e rikthimit të plotë në union.
Sipas sondazhit, 48.2% mbështesin ruajtjen e marrëdhënies aktuale me BE-në, por me heqjen e sa më shumë barrierave tregtare, ndërsa 47.1% janë pro një bashkimi doganor.
Sondazhi tregon gjithashtu se 52.4% e të pyeturve mendojnë se Brexit ishte një gabim, kundrejt 29.7% që thonë se vendimi për largimin nga BE-ja ishte i drejtë.
Megjithatë, çështja mbetet politikisht e ndjeshme brenda Partisë Laburiste. Disa ministra dhe deputetë kanë paralajmëruar se një debat i ri mbi Brexit-in mund të rikthejë ndarjet e krijuara nga referendumi i vitit 2016, veçanërisht në zonat që votuan për largimin nga BE-ja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




