Nis seanca plenare, deputetët ngrenë shqetësimet e qytetarëve pas takimeve me zgjedhësit

Politikë | 44 minuta më parë

Kuvendi është mbledhur këtë të hënë (5 tetor), në seancë plenare për të diskutuar çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Në këtë seancë është parashikuar që deputetët të ngrenë në foltore shqetësimet e qytetarëve.

Në kuadër të nismës “Prania Besnike”, deputetët zhvillojnë çdo të premte, në orën 17:00, takime me zgjedhësit e tyre. Çështjet, ankesat dhe kërkesat e adresuara gjatë këtyre takimeve do të përcillen për diskutim edhe në seancën plenare.

Seanca e sotme vjen pas një mbledhjeje të tensionuar të Kuvendit më 24 shtator, ku përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës u përqendruan te çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Gjatë seancës së kaluar, opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të zhvilluar një debat mbi zhvillimet në SHISH dhe situatën e krijuar pas caktimit të masës së sigurisë ndaj Hysenit. Kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca, ndërsa deputetë të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të punimeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme