Serbi/ Vuçiç jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë Përparimtare Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Në kuvendin zgjedhor të partisë, ai ka propozuar ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviç si kryetarin e ri.
Ai e kishte bërë me dije edhe më parë se do të largohej nga drejtimi i partisë, por shtoi se gjithsesi do të vazhdojë të qëndrojë te SNS edhe pse jo më me post drejtues.
“Nuk do të largohem kurrë nga kjo parti sa të jem gjallë. Faleminderit për këto 11 vite, jam shumë krenar që kam udhëhequr SNS-në”, tha Vuçiç.
Në fjalën e tij, Vuçiç u ndal edhe te situata në Kosovë, teksa tha se do të jetë shumë e vështirë pasi “Perëndimi dëshiron që ne ta pranojmë realitetin e ri”.
“Në fakt duhet të pajtohemi me atë që quhet realitet i ri, realitet i ri, i cili nuk është në favor të popullit serb dhe është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara dhe aktet juridike publike ndërkombëtare dhe normat”, tha Vuçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





