Kamberi: Pozitë e opozitë e akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin

Serbi | 3 vite më parë

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se tollovia në seancën e konstituimit të Kuvendit të Serbisë u karakterizua me akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës se kush është “bashkëpunëtor i Kurtit”.

Në një koment në rrjetet sociale, deputeti Shaip Kamberi, shkruan se nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

“Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është ‘bashkëpunëtorë i Kurtit’. Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, ka shkruar Kamberi.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme