Rrahja e politikanit serb, avokati: Arrestimi u urdhërua nga presidenti serb

Ish-drejtori BIA-s, Shërbimit Sekret serb, Aleksandar Vulin, ka thënë për median Novosti se kryetari i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç, i cili u rrah brutaisht dy ditë më parë, është ndaluar me urdhër të tij.
Vulin tha se urdhëri kishte mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij, pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së. “Sanduloviq u ndalua sipas urdhrit tim, i cili mbeti në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin se ka cenuar rendin kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur shkëputjen e Kosovës” tha Vulin.
Sanduloviç u rrah për vdekje për shkak të vizitës së tij për të nderuar dëshmorët në Prekaz, dhe Vulin duke e krahasur udhëheqësin legjendar Adem Jasharin me dikatatorë dhe terroristë, u shpreh se të njëjtën gjë do të kishin bërë edhe shërbimet e tjera sekrete. “Nëse Sanduloviç do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Hitlerit, Mossad do ta kishte vrarë atë, nëse do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do ta kishte vrarë atë. I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktiv urdhrat e mi të arrestit dhe t’i sjell para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetë, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr” tha Vulin.
Ndërkohë, Çedomir Stojkoviç, avokati i Sanduloviçit, ka deklauar se Vulin po thotë se ka dhënë urdhrin për ndalimin e kreut të Partisë Republikane të Serbisë, në mëyrë që të mbulojë presidentin serb Aleksadër Vuçiç, pasi kjo gjë do të çonte në reagimin e ndërkombetarëve ndaj regjimit të presidentit serb.
Sanduloviç ndodhet nën arrest në një spital ushtarak në Beograd, ndërsa e bija e politikanit serb Klara Sanduloviç, ka pohuar se babai i saj është helmuar dhe dyshohet se kjo është bërë me agjentin nervor, novichok.
( Gazetar Artur Mata )
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





