Deklarata e Cameron, Vuçiq: Serbia është vend sovran, jo protektorat i Rusisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka shprehu zhgënjim lidhur me deklaratën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili e ka quajtur Serbinë mjetin përmes të cilit Rusia po përpiqet të destabilizojë Ballkanin.
“Serbia është një vend sovran dhe i pavarur dhe jo protektorat i Rusisë, Britanisë, SHBA-së, Gjermanisë apo ndonjë vendi tjetër. Serbia është krenare për pavarësinë e saj dhe prandaj jam i zhgënjyer me deklaratën e sekretarit britanik të jashtëm Cameron se Serbia është protektorat i Rusisë si dhe me narrativën se ne jemi ata që destabilizojnë rajonin. Mes duket shumë të shohin si pengesë kur ke politikën tënde dhe kur kjo politikë nuk parashikon bindjen ndaj urdhrave të të tjerëve”, tha Vuçiq.
Komentet për deklaratën e Cameron, Vuçiq ndërkohë i bëri gjatë një vizite në qendrën ruse të shkencës dhe kulturës në Beograd, ku u shpreh së marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë ishin mjaft të mira.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





