Opozita dhe ndërkombëtarët akuza për parregullsi, Vuçiç: Zgjedhjet në Beograd mund të përsëriten

Serbi | 3 vite më parë

Zgjedhjet e 17 dhjetorit 2023 janë kontestuar nga opozita në Serbi por dhe ndërkombëtarët kanë adresuar disa parregullsi në ditën e votimit.

 Pas protestave masive ne lidhje me procesin e parregullt elektoral në serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç duket se ka bërë një hap pas.

Ai ka deklaruar sot në mediat vendase se zgjedhjet  për bashkinë e Beogradit mund të përsëriten dhe pritet që në ditët në vijim të merret një vendim.

Nga ana tjetër koalicioni opozitar ‘Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit në të tre nivelet (parlamentar, provincial dhe komunal) pasi akuzon Vuçiçin dhe Partinë Progresive (SNS) në pushtet për mashtrim zgjedhor.

Kujtojmë se që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, opozita ka kundërshtuar përmes protestave dhe grevave fitoren e partisë së Vuçiç.

Po ashtu faktori ndërkombëtar ka theksuar se ka hasur parregullsi në procesin zgjedhor në Serbi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme