Vuçiç refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje: Janë çështje e institucioneve shtetërore

Serbi | 3 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të dhunshme nga opozita.

Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha këtë të martë se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore serbe”.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar partinë e Vuçic për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë. Sipas Vuçiç koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, e kundërshton rezultatin zgjedhor sepse sipas tij,  nuk doli mirë në zgjedhje ashtu siç priste.

Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme