Në grevë urie që nga humbja e zgjedhjeve në Serbi, dy deputetët e opozitës serbe përfundojnë në spital

Serbi | 3 vite më parë

Dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, kanë njoftuar se do të ndërpresin grevën e urisë pas këshillimit me mjekët të cilët u kishin rekomanduar diçka të tillë.

Ligjvënësit serbë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç nisën grevën e urisë në shenjë proteste kundër rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi ku partia në pushtet e presidentit Aleksandër Vuçiç mbajti pushtetin me një numër të madh votash.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social ‘X’, Veselinoviç shkruan se së bashku me Grujiç ndodhet në Qendrën Klinike të Vojvodinës.

“Ne jemi mirë. Mos u shqetësoni. Nuk e kemi përfunduar ende grevën e urisë. Por, me këshillën e mjekut do ta ndërpresim sot”, ka shkruar Veselinoviç në platformën X.

Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviç dy ditë më vonë sipas mediave serbe.

Koalicioni kryesor opozitar, “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve me pretendimin se ka pasur vjedhje elektorale. Ndërsa presidenti serb, Vuçiç, i cilëson protestat nga opozita si një plan nga perëndimi për rrëzimin e tij nga pushteti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme