Opozita serbe mban protestën e nëntë kundër rezultateve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit

Serbi | 3 vite më parë

Qindra persona u mblodhën sërish në kryeqytetin e Serbisë Beograd, ku mbajtën në një tjetër protestë të organizuar nga opozita para Pallatit të Drejtësisë, atje ndodhen gjykata dhe zyra e kryeprokurorit të përgjitshëm, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve parlamentare, por edhe lokale që u mbajtën në atë vend në datën 17 dhjetor dhe për të cilat partia progresiste serbe në pushtet e Presidentit Aleksandar Vuçiq ka shpallur fitore në të gjitha nivelt. 

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” e akuzon këtë parti për manipulime dhe mashtrime zgjedhore, çka është hedhur poshtë nga Partia Progresiste si dhe udhëhehqësit e shtetit. ” Nuk njohim vjedhjen. Vullneti zgjedhor i qytetarëve do të mbrohet, u shpreh Vladimir Obradoviq, kandidati për kryebashkiak të Beogradit i koalicionit opozitar. 

Protestuesit gjithashtu kërkuan lirimin e të gjithë atyre që u arrestuan gjatë një proteste të ngjashme mbajtur në datën 24 dhjetor, kur u shënuan akte dhune. Për këto akte, koalicioni “Serbia kundër dhunës” pretendon se janë ndëmarrë nga huliganë të dërguar nga qeveria.  

Në një tjeter zhvillim,  Marinika Tepiç, një figurë e njohur e opozitës, u zotua se do të vijonte grevën e urisë që ajo dhe pesë kolegë të saj nisën pas votimit.  Mjekët e kanë këshilluar Tepiç që ta ndërpresë grevën, por ajo ka refuzuar. “Kjo është lufta jonë për liri, u shpreh ajo, ndërsa duke folur për agjencinë e lajmeve Rojters ndërsa përsëriti pretendimet e opozitës se pushtetarët kishin përfshirë në listat e votuesve emra të personave të vdekur dhe se kishin marrë serbë etnik nga Bosnja Herzogovina dhe ish republika të tjera jugosllave duke i çuar ata për të votuar në Beograd, çka i mundësoi fitoren në kryeqytet Partisë Progresiste Serbe. 
 

Gazetare Elda Pepa
 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme