Vuçiç takim me Macron: Franca, aleate e madhe e Serbisë

Serbi | 1 vit më parë

Pasi një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se bota po hyn “në një epokë turbulente që do të zgjasë” dhe se “është mirë që Serbia e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën”.

Vuçiq u tha gazetarëve se me Macronin diskutoi për çështjet gjeopolitike dhe për situatën në Serbi. “Kemi diskutuar për një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i kërkova Francës që të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, dhe mendoj se kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha udhëheqësi serb.

Vuçiç deklaroi se çështja më e vështirë është situata në Republikën Sërpska, entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë. “Kam luftuar që të gjendet një zgjidhje kompromisi. Nuk mund ta pranoj që e vetmja zgjidhje është arrestimi i presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodikut. Kjo nuk është zgjidhje, është krijim i problemeve”, tha ai, duke shtuar se i kishte paraqitur idetë e tij liderit francez për zgjidhjen e kësaj krize, por pa specifikuar se për çfarë idesh bëhet fjalë.

Duke folur për bllokadat dhe protestat në Serbi, Vuçiq deklaroi se i tregoi Macronit se shteti i tij “është përballur me terror” në katër muajt e fundit. Përmes bllokimit të fakulteteve dhe mbajtjes së protestave prej  disa muajsh, studentët në Serbi po kërkojnë që autoritetet serbe të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 16 persona pas rrëzimit të strehës së betonit në stacionin e trenave në Novi Sad.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme