Vaditja në Libohovë, ndërhyrje na kanale dhe grafik për vaditjen e të gjithë tokës bujqësore

Bujqësi | 2 muaj më parë

Në Bashkinë e Libohovës, procesi i ujitjes së tokave bujqësore solli disa problematika në pjesët fundore të sipërfaqes që mbulon bashkia.
Vështirësitë janë shfaqur kryesisht në disa fshatra ku furnizimi me ujë nuk ishte i njëtrajtshëm gjatë gjithë sezonit të vaditjes si në zonën e fshatit Drino dhe Nepravisht, ku disa parcela bujqësore kanë pasur mungesë ose shpërndarje të pabarabartë të ujit duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e bashkisë.
“Bashkëpunim me bordin e kullimit kemi bërë një grafik dhe kjo sipërfaqe është mbuluar nga uji. Është kufizuar ujitja në zonën e Libohovës për të fuqizuar pjesën fundore të saj. Ky lloj grafiku ka pasur sukses dhe nuk ka pasur vështirësi.”- FILIP ZËRA, Specialist

Sipas specialistit të bujqësisë, Filip Zera, përveç ndërhyrjeve në sistemin e vaditjes janë kryer edhe punime në infrastrukturën rrugore që të çon drejt parcelave bujqësore, me qëllim lehtësimin e aksesit për fermerët dhe përmirësimin e shërbimeve në terren.

“Nuk ka pasur problematika. Bashkia ka ndërhyrë herë pas here, sepse gjatë vjeljes së prodhimeve dhe gjatë stinës së dimrit këto rrugë dëmtohen. Por në fillim të çdo sezoni është bërë pastrimi i këtyre rrugëve, grejdimi i tyre, mbushja në vende të ndryshme dhe kjo problematikë është zgjidhur.”

Ndërhyrjet e realizuara nga Bashkia e Libohovës kanë ndihmuar në përmirësimin e situatës së vaditjes dhe në lehtësimin e aksesit drejt parcelave bujqësore, duke mbështetur fermerët në përballimin e vështirësive të krijuara në zonat fundore të sistemit të ujitjes.

Këto masa synojnë rritjen e efikasitetit të infrastrukturës bujqësore dhe garantimin e një sezoni më të qëndrueshëm për prodhimin në të ardhmen
Gazetare B.Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme