Nga Dajti në Dibër e Gjirokastër/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive në vend, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Aktualitet | 2 muaj më parë

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e vendit, ndërsa dy të tjera janë nën mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 10 vatra zjarri, nga të cilat një është shuar plotësisht.

Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Ndërhyrja më e madhe po zhvillohet në Vajkal, ku operojnë 53 forca, mes tyre 20 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i FA-së. Në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Sipas autoriteteve, këto vatra nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbaç të Himarës po vijon operacioni me dy automjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës.

Një vatër aktive raportohet edhe në Tërbuq të Gjirokastrës, ku po ndërhyjnë tre efektivë me një automjet zjarrfikës. Ndërsa në Plovisht të Maliqit janë angazhuar tre efektivë dhe një automjet zjarrfikës. Ndërkohë, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë vendosur nën mbikëqyrje. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ato nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme