Abissnet Superiore në RTSH/ Derbi i kryeqytetit luhet më 11 tetor, Partizani publikon çmimet e biletave

Tashmë është zyrtare: derbi i kryeqytetit, sfida Partizani-Tirana, e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit do të luhet të dielën e 11 tetorit në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar.
Është klubi i Partizanit ai që konfirmon këtë, pasi ka publikuar çmimet e biletave për sfidën kundër Tiranës.

Bileta më e lirë kushton 500 lekë, ndërsa më e shtrenjta në tribunën VIP 5000 lekë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



