Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 6-të, “Air Albania” pret derbin Partizani–Tirana

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Kampionati i Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 6-të, ku në program janë pesë përballje interesante, mes tyre edhe derbi i kryeqytetit, Partizani–Tirana.

Pas ndërprerjes për ndeshjet e Kombëtares, skuadrat e elitës së futbollit shqiptar rikthehen në fushë për të vijuar garën për pikët e radhës. Java e 6-të do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 tetor, me dy takime të shtunën dhe tri të tjera të dielën.

Të shtunën, AF Elbasani do të përballet me Vorën, ndërsa Teuta do të presë Skënderbeun. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 18:30.

E diela do të sjellë fillimisht sfidën mes Laçit dhe Egnatias, në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhen dy përballjet e tjera të javës, Vllaznia–Dinamo City dhe derbi i kryeqytetit, Partizani–Tirana.

Në stadiumin “Air Albania”, do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, me dy rivalët historikë që do të kërkojnë triumfin për t’u rikthyer te fitorja në kampionat.

Kalendari i javës së 6-të të Abissnet Superiore:

E shtunë, 10 tetor

AF Elbasani –Vora, ora 18:30

Teuta–Skënderbeu, ora 18:30

E diel, 11 tetor

Laçi–Egnatia, ora 13:30

Vllaznia–Dinamo City, ora 18:30

Partizani–Tirana, ora 18:30


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme