Skënderbeu, trajneri Ahmataj: Rezultatet mungojnë, por…

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj ka dhënë prononcimin e tij për “Super Gol” pas humbjes 2-0 në “Niko Dovana” përballë Teutës në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

“Do them vetëm diçka, të gjitha skuadrat që kanë luajtur kundër nesh, kanë marrë të kuq. Kjo do të thotë që janë kursyer për të mos marrë kartona, i marrin në fund. Sepse djemtë po bëjnë një periudhë me një ritëm të lartë”.

“Rezultatet kanë munguar, është e vërtetë, por nuk na përballojnë dot dhe mundohen me faulle që nuk ndëshkohen, po shohim çudira”.

“Të gjitha skuadrat ndryshojnë sistemet e lojës brenda lojës dhe automatizmat janë të shfaqur në dy mënyra. Futbolli sot është bërë aq fluid, sa është bërë shumë e vështirë, pasi skuadrat përdorin shumë sisteme brenda lojës”.

“Është fillimi i kampionatit, një skuadër e re dhe patjetër do të kishte vështirësi. Duke i shtuar edhe këto ndeshje jashtë, janë bërë më të mëdha. E pamë që në ndeshjen në shtëpi ne e dominuam dhe patëm shumë raste”.

“Kjo është çështje kohe, momenti e besimi, që do të vijë gradualisht duke kaluar ndeshjet. Por nuk ka kaluar ende java e gjashtë dhe diferencat e skuadrave, duke përjashtuar tri të parat, janë 3-4 pikë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme