Teuta, trajneri Tetova: Një ndeshje e mirë, sidomos pjesa e parë

Abissnet Superiore | 37 minuta më parë

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar fitoren 2-0 të arritur përballë Skënderbeut në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

“Ishte një ndeshje e mirë, sidomos pjesa e parë. Më pas ai 10 minutëshi i ndryshimi i skemës së Skënderbeut na vuri në vështirësi. Në momentn kur u rinisëm, u balancuam, u ndëshkuam me karton të kuq dhe më pas menduam vetëm për mbrojtjen”.

“Me 10 lojtarë, me ndërhyrjet që bëmë, ishim më të balancuar dhe nuk lamë hapësira. Mbrojtja që nuk pëson i jep besim pjesës tjetër të skuadrës të jetë aktive përpara. Ky është ligji i futbollit. Por siç e patë, skuadra me 10 lojtarë, se nuk po flas për pjesën e parë, ku ishim perfektë, me çdo aksion ishim para portës dhe më të qetë mund të shënonim dhe të thellonim rezultatin”.

“E rëndësishme është që skuadra del, shkon ku duhet. Jemi bashkuar te ajo që kërkoj, ka shpejtësi veprimi, por kjo do vazhdimësi gjatë 90 minutave, se kundërshtari merr masa, siç ndodhi në pjesën e dytë. Ajo që më pëlqen shumë është ajo vuajtja e pjesës mbrojtëse, se nuk lamë hapësira”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme