E diela sportive në RTSH/ Nga Kategoria e Parë tek derbi i kryeqytetit

Kjo e dielë do të sjellë për shikuesit e Radio Televizionit Shqiptar disa evente sportive, nga Kategoria e Parë tek derbi i madh i kryeqytetit, supersfida Partizani-Tirana.
Kalendari sportiv në rrjetin e Radio Televizionit Sportiv këtë të dielë do të nisë në orën 13:30 me sfidën Laçi-Egnatia, që do të transmetohet në RTSH Sport.
Në të njëjtin orar (13:30) në RTSH 2 do të transmetohet sfida Besa-Iliria, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë.
Me përfundimin e këtyre ndeshjeve në RTSH Sport starton emisioni “Super Gol” me analiza dhe deklaratat e protagonistëve.
Në 18:30 është ora e derbit, supersfidës Partizani-Tirana që do të transmetohet në RTSH 1. Në të njëjtin orar në Shkodër luhet sfida Vllaznia-Dinamo, që do të transmetohet në RTSH Sport.
E diela sportive nuk mbyllet me ndeshjet, pasi në orën 22:30 është koha e “Rubrikës Sportive”, emisionit ku do të analizohet gjithçka që ka ndodhur këtë javë në futbollin shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




