Koçiu publikon videon e ndalimit të studentit protestues: Saliu po përdor të miturit si mish për top

Aktualitet | 34 minuta më parë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të ndalimit nga policia të një studenti protestues, i cili ishte i pajisur në çantën e tij me mjete piroteknike.

Koçiu akuzon opozitën se po shfrytëzon të miturit për qëllimet e tij politike, por sipas saj, Shqipëria nuk do të kthehet kurrë pas në flakë, kaos dhe tym.

““Mos e prek studentin me dorë, por armatos të mitur si mercenarë dhe nisi si mish për top”. Kjo është e vetmja strategji e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht. Sado të përpiqet Saliu  dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipërianuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym”, shkruan Koçiu.

Zv.kryeministrja thekson se detyra e qeverisë është t’i japë të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europianë, hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës. “TURP”, shkruan Koçiu.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme