Moti i keq godet Serbinë, humbin jetë 2 persona. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 6 qytete

Moti i keq, me stuhi të dhunshme, ka përfshirë Serbinë, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, mes të cilëve edhe një i mitur 12 vjeç. Sipas mediave serbe, një grua ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që u shkaktua pasi një rrufe goditi një pemë që ndodhej afër shtëpisë së saj.
Në qytetin Backa Palanka, një burrë humbi jetën për shkak të goditjes nga rrufeja.
Gjendja e jashtëzakonshme është aktualisht në fuqi në 6 vende, Novi Sad, Sremska, Mitrovicë, Shid, Ruma, Irg dhe Seçnje.
Në Novi Sad, era e fortë shkuli një numër të madh pemësh në parqet e qytetit, ndërsa qytetarëve i është bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi.
Në Serbinë perëndimore, Shumadi dhe Pomoravlje është në fuqi alarmi i kuq, për shkak të mundësisë që të goditet në orët në vijim nga stuhi të forta./ Tanjug
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





